close
Top LajmeVendi

TURQIA DHE ÇEKIA RATIFIKOJNË PROTOKOLLIN

Screenshot_7

Turqia dhe Çekia janë dy vende të cilët së fundmi e kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO. Çekia është vendi i 21-të e cila e ratifikoi Protokollin dhe me këtë mbeten edhe 8 shtete të tjera, të cilët në Kuvendin e tyre duhet të lejojnë hyrjen e Maqedonisë në NATO.

“Jemi të bindur se aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të forcojë stabilitetin e përgjithshëm dhe sigurinë e Ballkanit, ndërsa njëkohësisht edhe vetë Aleancën e NATO-s.” ka deklaruar zv/kryeministri çek Jan Hamaçek gjatë ratifikimit të Protokollit. Vendet që ende nuk e kanë ratifikur Protokollin për aderim të vendit në NATO janë: Luksemburgu, Holanda, Spanja, Islanda, Italia, Franca, SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia