close
Bota

TURQIA PËRGËNJESHTRON RRËZIMIN E AVIONIT ARMEN

C2CB61A2-3CA7-492C-8CE5-B97B30408900

Përfaqësuesi I Presidentit turk Fahretin Altun ka mohuar se një avion luftarak turk ka rrëzuar një avion ushtarak armen në hapësirën ajrore të Armenisë.

Këtë lajm e ka përgënjeshtruar edhe Ministria e Mbrojtjes së Azerbejxhanit.

Paraprakisht Ministria armene e Mbrojtjes kishte njoftuar se një avion luftarak turk F-16 kishte rrëzuar avionin armen SU-25 dhe se piloti kishte vdekur.

Sipas informacioneve me të cilët dispononte Ministria armene, avionic turk kishte fluturuar nga aeroporti I qytetit Ganc për të përkrahur aviacionin azerbejxhanas që gjuante vendbanime në Armeni.

Ministri I jashtëm turk Mevlut Çavushoglu ka theksuar më herët gjatë ditës se Ankaraja është e gatshme ta përkrah Bakun edhe në tryezën e bisedimeve por edhe në fushën e luftës./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia