close
Bota

TURQIA URDHËRON ARRESTIMIN E MBI 170-të SHËRBYESVE USHTARAKË

tayyip-erdogan-turkish-presidential-elections-view-bremmer-1024×643

Turqia urdhëroi arrestimin e 176 shërbyesve ushtarakë, për lidhje të dyshuara me rrjetin që Ankaraja e fajëson për përpjekjen për grushtshtet, tre vjet më parë. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se në mesin e atyre që përballen me arrestim janë: një kolonel, dy nënkolonelë, pesë majorë dhe shtatë kapitenë.

Operacioni përfshin ushtrinë, forcën ajrore dhe atë detare, thuhet në njoftim. Ankaraja thotë se kleriku mysliman, Fethullah Gulen, e ka organizuar përpjekjen për puç në Turqi, më 15 korrik të vitit 2016. Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, e mohon përfshirjen. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia