close
Top Lajme

TUSK, FON DER LAJEN, SASOLI: HAPNI NEGOCIATAT

Screenshot_20191003-194900_Twitter

KRERËT EVROPIAN LETËR VENDEVE ANËTARE TË BE-së


Presidenti i Këshilit Europian, Donald Tusk, Presidentja e sapo zgjedhur e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, kanë firmosur një letër me të cilën kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në letrën e dërguar vonë pasdite vendeve anëtare të BE-së, Tusk, Fon der Lejen dhe Sasoli rikujtojnë se vendet anëtare të BE-së u angazhuan që ti kthehen cështjes dhe të marrin një vendim thelbësor në Tetor.

“BE-ja gjendet para një vendimi strategjik. Vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është test për aftësinë e BE-së që t`i realizojë premtimet dhe të sheh drejt së ardhmes – shkruajnë tre krerët evropianë.

Letra drejtuar vendeve anëtare flet edhe për rolin që BE-ja duhet ta luajë në skenën globale si dhe në mbrojtjen e interesave të saja. Në këtë kontekst, sic thuhet, BE-ja duhet të ndërmerr hapa ndaj këtyre vendeve që janë të interesuar për BE dhe kanë plotësuar kriteret për fillimin e procesit negociues.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë bërë atë që kemi kërkuar prej tyre. Realizimi ishte një përpjekje domethënëse e qytetarëve të tyre për të cilët perspektiva evropiane është një burim i motivimeve dhe vendosmërisë” – shkruajnë Tusk, Fon der Lajen dhe Sasoli.

Ata pranojnë se nuk ka garanca për sukses në procesin e negociatave dhe se duhen bërë përpjekje të mëdha reformuese nga këto vende që të bëhen anëtare fuqiplota. Parlalelisht, sic thuhet në letër, reforma e brendshme në BE do të duhet të thellohet.

“Besojmë se tash është koha që të hapen negociatat para aderuese me të dyja vendet” – thuhet në letër.

Vendimin për fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE-ja duhet ta marrë më 15 Tetor. /Klan Macedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia