close
294F15C8-9E1B-4303-AAA6-4C30BBD6B62F

SHKAS: KUNDËRSHTIMI I MASAVE TË PUSHTETIT QENDROR


Komunën e Tuzit në Mal të Zi, mëngjesi i kësaj të enjteje e ka gjetur nën mbikëqyrjen e forcave të mëdha policore për shkak të injorimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e objekteve hotelere. Këto masa janë kundërshtuar edhe kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj, i cili të mërkurën kishte marrë vendim që objektet hoteliere të punojnë prej orës 07:00 deri në orën 18:00, përkundër qëndrimit të autoriteteve qëndrore në Podgoricë për mbylljen e plotë të tyre.

Vendimi është bërë i debatueshëm për shkak se Tuzi në tabelën e Institutit të Shëndetit Publik figuron në zonën jeshile dhe jo në atë të kuqe dhe, si i tillë, sipas të parit të komunës së dytë shqiptare në Mal të Zi, ka për qëllim ‘dëmtimin e sipërmarrësve dhe të komunës’.

Raportet dhe pamjet që vijnë nga Tuzi flasin për një situatë të tensionuar dhe nuk përjashtohet mundësia që atje të shkojnë edhe kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendësi i tij Dritan Abazoviq. Sipas Nik Gjeloshajt, kryeqyteti i vendit Podgorica çdo ditë regjistron nga 300 të prekur nga koronavirusi ndërsa Tuzi dy-tre. ‘Po e mbyllin Tuzin që podgoricasit të mos vijnë këtu për të pirë një kafe, në vend që atyre t’ua ndalojnë,’- ka deklaruar kreu i komunës, duke akuzuar Krivokapiqin dhe Abazoviqin se po i hakmerreshin Tuzit për shkak se ditë më pare i kishte apostrofuar ngaqë nuk kishin uruar Ditën e shtetësisë së Kosovës.

Ndaj zhvillimeve në Tuz ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Podgoricë që ka lënë të kuptohet se ka hapur lëndë lidhur me kundërshtimin e masave nga ana e kryetarit të Komunës.

Në Tuz aktualisht janë të regjistruar 95 të prekur nga koronavirusi dhe komuna bën pjesë në të ashtuquajturën ‘zonë e gjelbër’ që nënkupton se sëmundja nuk është në rritje. Kjo komunë, vitin e kaluar, nga 24 marsi e deri më 14 prill, ishte në karantinë të plotë dhe u mor si shembull i respektimit të masave që çuan në frenimin e përhapjes së pandemisë. Vëzhguesit në Podgoricë këto zhvillime të fundit i ndërlidhen edhe me faktin se Gjeloshaj është ndër krerët e partive politike shqiptare të cilët refuzuan të bëhen pjesë e koalicionit qeverisës për shkak se aktorët kryesorë të tij njihen për nga disponimi pro-serb e antishqiptar./ KlanMacedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia