close
Bota

U mbajt peng nga ushtarët rusë për 2 javë, gazetari rrëfen përjetimet

TOPSHOT-UKRAINE-RUSSIA-CONFLICT

Një gazetar me bazë në Kiev që punon për “Breaking Defense” ka shkruar së fundmi një artikull ku ka përshkruar periudhën kur u mbajt peng nga ushtarët rusë. Gazetari dhe partnerja e tij ishin nisur drejt një stacioni treni për t’u larguar jashtë vendit, por makina e tyre u zu në pritë nga një njësi e ushtrisë ruse pranë qyteteve Irpin dhe Bucha.

“Makina ishte duke u goditur nga mitralozi, ne që ishim në makinë mbijetuam për mrekulli pavarësisht gjithë plumbave të shumtë që depërtuan dhe thyen xhamat. Pas plumbave, të gjithë u hodhëm jashtë dhe u larguam nga automjeti”, tha Johnson.

Gazetari tha se ushtarët më pas i mbajtën nën kërcënimin e armëve dhe vodhën sendet e tyre, duke përfshirë telefonat, paratë dhe një unazë ari.

Më pas, siç tregon gazetari ata u dërguan në një bunker nëntokësor nën aeroportin Hostomel, pak jashtë Kievit dhe mbaheshin të mbyllur në një dhomë tepër të lagësht pa ujë të rrjedhshëm, tualet ose ngrohje. Ata nuk kishin asnjë kontakt me botën e jashtme dhe nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte.

“Shumica e tyre ishin të rinj dhe nuk kishin qenë kurrë jashtë Rusisë në jetën e tyre”, tregon gazetari duke iu referuar ushtarëve rusë.

Përfundmisht, gazetarit dhe partneres së tij iu tha se do të liroheshin dhe më pas ata shkuan drejt kufirit me Bjellorusinë dhe pastaj udhëtuan për në Poloni./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia