close
Kuriozitet

U RRIT NGA NJERËZIT, SHIMPANZEJA VRITET NGA LLOJI I SAJ

chimp

Një shimpanze e rritur nga njerëzit u vra nga një grup i llojit të saj pasi u kthye sërish në natyrë. Baran, 4 vjeç, u dërgua në Strehën e Shimpanzeve në Kenia nga shqetësimi se të qëndruarit larg shimpanzeve të tjera do të ndikonte negativisht në shëndetin e saj.

Në këtë vend, kafshët e ardhura lihen në karantinë për 90 ditë dhe më pas lejohen të shohin shimpanzetë e tjera nga larg për disa ditë përpara se të integrohen në grup. Por Baran ia doli të thyente drynin e izolimit dhe hyri në zonën ku jetonin shimpanzetë e tjera.

Këto të fundit, nuk e mirëpritën aspak dhe e rrahën brutalisht. Kujdestarët mundën t’i jepnin fund ngjarjes, por Baran nuk mundi t’i mbijetonte lëndimeve të marra.

Baran lindi prematurë dhe ky ishte shkaku pse mamaja e saj e braktisi. Ndonëse veterinerët u kujdesën për të dhe u përpoqën ta kthenin te e ëma, ajo e refuzoi, ndaj të njëjtën gjë bëri edhe tufa. Duke qenë se shimpanzetë janë kafshë sociale që kanë nevojë të jetojnë me grupet e tyre për të qenë të shëndetshme, ishte edhe arsyeja e vendimit të kujdestarit të saj për ta kthyer mes shimpanzeve të tjera./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia