U soll në mënyrë agresive me policët, arrestohet shtetasi italian në Aeroportin e Shkupit

Nje shtetas i Italisë është privuar nga liria në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të sjelljes në mënyrë agresive ndaj punonjësve policorë.

Rastin e bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më datë 28.07.2022 në ora 09.45 në pikën e kontrollit në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit”, zyrtarët policorë i kanë hequr lirinë personit me iniciale M.D.(36) nga Italia, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë që kryenin veprime zyrtare dhe ndaj punonjësve të aeroportit”, thonë nga MPB.

Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’i nënshtrohet parashtresa përkatëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share