close
Showbiz

U THA SE DO TA RRISTE DJALIN ME KULTURË ARABE, GOLD AG HEDH POSHTË LAJMET E PAVËRTETA

Screenshot_1-144-780×439-1

Gold Ag ka qenë këto ditë të qendër të mediave rozë pasi publikoi për herë të parë një foto të portretit të të birit. Por së fundmi, mesa duket reperi ka rënë pre e një lajmi të rremë ku siç e tregon Gold Ag thuhej se ‘do ta rrisë djalin me kulturë arabe’, gjë të cilën e ka mohuar menjëherë përmes reagimit të tij në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi, reperi është shprehur se nuk do t’i japë askujt llogari se si do e rrisë fëmijën e tij.

“Faqet e sponzorizuara nga shërbime të ndryshme që duan të na shohin copa, kanë shpërndarë një lajm me titull “Gold AG: Do ta rris djalin me kulturë arabe”. Gjë që nuk e kam thënë kurrë. Nuk i jap askujt llogari si e rris, por djali im do të rritet me emër të Zotit si Shqiptar Mysliman. E qafirave që ju dhemb s’është faji im. Lehni si qeni se akoma jam në krye të vendit”, ka shkruar Gold Ag në postimin e tij.

Kujtojmë se këtë vit i dedikoi një këngë djalit të tij, Guerilit për ditëlindjen e parë të tij./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia