close
Bota

UASHINGTON: DITA E INAUGURIMIT TË BAJDENIT SI PRESIDENT

0115226B-A257-41F5-BE3E-1390467BF54B

Joe Biden betohet sot si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vjen në këtë post në një kohë kur vendi përballet me përçarje politike, ankth ekonomik dhe me pandemi. Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të betohet së bashku me të në Ëashington DC, që është fortifikuar, për shkak të fikës për përplasje civile. Rreth 25 mijë trupa do të ruajnë ceremoninë e inaugurimit, pas protestave vdekjeprurëse në Capitol Hill, më herët gjatë këtij muaji.

Inaugurimi I Xho Bajdenit si President I SHBA-ve do të mbahet sot në mesditë sipas kohës lokale, respektivisht në orën 18.00 sipas asaj evropiane. Do të jetë ceremonia e parë e inaugurimit në historinë më të re amerikane ku nuk do të merr pjesë Presidenti në largim.

Ai në një fjalim drejtuar kombit tha se ishte I vetmi president I zgjedhur ndonjëherë jashtë kastës drejtuese politike.

DONALD TRAMP – PRESIDENTI NË LARGIM I SHBA-ve

“Unë zhvillova betejat më të ashpra, bëra zgjedhjet më të vështira, pasi më zgjodhët për të bërë kështu”

Si suksese të tij renditi dy vaksinat anti-covid që u nxorën në përdorim në kohë rekord prej 9 muajsh. Presidenti Tramp tha se ishte presidenti I parë ndër dekada që nuk kishte nisur një luftë dhe se kishte rritur sigurinë e kufijve në nivelin më të lartë të mundshëm. Orët e fundit ai I shfrytëzoi për të dhënë mbi 70 amnisti, mes të cilëve edhe për Stiv Benonin, Këshilltarin e tij më të ngushtë.

Ndërkaq, Xho Bajdeni do të betohet si President I 46-të I SHBA-ve në një ceremoni ndryshe nga të mëparshmet dhe të fjalimeve tradicionale. Inaugurimi do të mbahet në kushte të pandemisë por edhe për shkak të mbylljes së Uashingtonit, shkaku I kërcënimeve për sigurinë.

Uashingtoni është shndërruar në fortesë, që nga koha e sulmit ndaj Kongresit. Më shumë se 25.000 pjesëtarë të gardës kombëtare dhe rezervistë ushtarakë, të armatosur po kryejnë patrullimi në Uashington.

Paraprakisht, mediat amerikane kishin njoftuar se është zbatuar kontrolli për të 25 mijë pjesëtarët e Gardës Kombëtare, që sigurojnë kryeqendrën amerikane, për shkak të lidhjeve të mundshme me grupet ekstremiste.

Pas betimit, Xho Bajdeni për herë të parë do t`I drejtohet Kombit si President I SHBA-ve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia