close
Bota

UASHINGTON: PENTAGONI – AKUZAT TURKE JANË ABSURDE

BD48F570-6178-4F2A-A0DD-C4DCBCFB28CF_cx0_cy12_cw0_w987_r1_s_r1

Pentagoni i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat e presidentit të Turqisë, Erdogan, se ushtria amerikane ka qenë e implikuar në puçin e dështuar në Turqi. Zëdhënësi, Peter Cook, tha se çfarëdo sugjerimi se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur puçin është absurd.

Në mes të tjerash ai theksoi se sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, ka marrë siguri nga pala turke se lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik nuk do të pengohet. Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ajrore, bëjnë fluturime vëzhguese dhe misione të tjera nga baza ushtarake turke e Inxhirlikut. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia