close
BotaTop Lajme

UASHINGTON: PËRVJETORI I DHUNËS PARA KONGRESIT

kongresi-amerikan-780×439-1

BAJDEN ME FJALIM PËR RËNDËSINË E TRANSFERIMIT PAQËSOR TË PUSHTETIT

Presidenti amerikan Xho Bajden do të mbajë fjalim në përvjetorin e parë të sulmeve para Kongresit në Uashington, duke vënë në dukje “përgjegjësinë personale” të cilën për sulmet e ka pasur ishpresidenti Donald Tramp. Pesë persona humbën jetën në përplasjet në Kapitol Hill, ndërsa katër pjesëtarë të forcave të sigurisë në periudhën që pasoi kryen vetëvrasje. Bajden pritet të flasë për “rëndësinë e historisë, të bartjes paqësore të pushtetit, si dhe për nevojën që SHBA-të ta mbrojnë demokracinë e tyre”.

Më 6 janar, para një viti, bota e shokuar shikonte si mbështetësit e Donald Tramp hynë në ndërtesën e Kapitol Hill, pasi presidenti i atëhershëm, i cili priste mandatin e dytë, u bëri thirrje për rebelim transmeton KlanM.

Kjo erdhi pasi Tramp publikisht shprehu dyshimet e tij për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, duke refuzuar ta pranojë humbjen nga demokrati Xho Bajden.

DONALD TRAMP, ISH-PRESIDENT, SHBA

“Të gjithë ne këtu nuk dëshirojmë të shikojmë si na e vjedhin fitoren tonë në zgjedhje demokratët e majtë radikalë dhe mediat e lajmeve të rrejshme, asnjëherë nuk do të heqim dorë, as nuk do të pajtohemi.”

Sulmet sollën impiçmentin e dytë për ishpresidentin Tramp në Shtëpinë e Përfaqësuesve, por edhe një nga hetimet më të mëdha në historinë e FBI-së raporton KlanM. U arrestuan 700 persona, qindra shkelës të tjerë ende janë në liri, ndërsa dy nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Tramp, Mark Medous dhe Stiv Banon janë arrestuar për shkak të refuzimit për bashkëpunim me gjykatën. Sulmet ndodhën vetëm dy javë para inaugurimit zyrtar të Xho Bajden për president të SHBA-ve, duke lënë në hije administratën e tij. Shumë nga mbështetësit e Tramp edhe më tej dyshojnë në legjitimitetin e tij. Në fjalimet e Bajden dhe të nënpresidentes Kamila Haris pritet të theksohet se “ai nuk ka qenë sulm vetëm ndaj Kapitolit, por sulm edhe ndaj lirisë dhe vlerave amerikane”.KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia