close
Bota

UASHINGTON: TËRMET NË ISHUJT MARIJANE

100534214

Një tërmet me intensitet prej 7.7 ballë sipas Shkallës së Rihterit, ka goditur ishujt Marijane në Oqeanin e Qetë. Sipas të dhënave të Institutit gjeologjik të SHBA-­së, dridhja ka ndodhur në thellësi prej 212 kilometrave nën sipërfaqen e tokës, në rreth 30 kilometra nga ishulli Agrihan, i cili i përket këtij territori amerikan. Tani për tani nuk është dhënë paralajmërim për paraqitjen e valëve të cunamit. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia