close
Bota

UASHINGTON:ARRESTOHEN 40 MAFIOZ

2016-08-05_184213

Prokuroria shtetërore amerikane kanë ngritur akt akuzë kundër 46 mafiozëve pas arrestimit të tyre kësaj jave në aksionet e koordinuara të Byrosë Hulumtuese Federale përgjatë bregut lindor të SHBA-ve.

Policia dyshon se të arrestuarit janë të lidhur me familjet mafioze të Nju Jorkut me prejardhje siciliane si dhe me grupet mafioze të Filadelfisë. Ky aksion i FBI dëshmoi se mafia italiane vepron edhe në shekullin e 21 dhe nuk është vetëm pjesë e filmave të Hollivudit. Mbrëmë u arrestuan 39 dhe pritet që ky aksion të vazhdojë edhe ditët e ardhshme. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia