close
Sport

UEFA: BAJERNI I PRINË RENDITJES SË KLUBEVE PËR VITIN 2021

UEFA renditja

KF SHKËNDIJA KLUBI MË I MIRË NGA MAQEDONIA


 

Federata Evropiane e futbollit UEFA ka publikuar rënditjen më të re në nivel klubesh para fundit të vitit 2021, e ku ashtu edhe siç pritej, klubi tetovar Shkëndija rezulton të jetë ekipi më mirë i ranguar i vendit  tonë.

Skuadra tetovare rënditet në pozitën e 134-të me koeficientin 9.000,  skuadra  tjetër  nga  Maqedonia e Veriut  lideri aktual në renditjen e tabelës FC Shkupi  renditet e  275-ta. Edhe përkundër faktit se 4 vite me rradhë “bardheblutë” nga Çairi po luajnë në skenën ndërkombëtare, ata sërish kanë një koeficient të vogël. Në bazë të renditjes aktuale FC Shkupi nëse shpallet kampion do të luaj në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, mirëpo do të jetë në grupin e atyre skuadrave që nuk do të jenë bartëse. Nga  skuadrat  tjera  nga  vendi  ynë në renditjen e fundit  vitit nga  UEFA, Vardari  është në pozitën e 349, Sileksi  në vendin e 355, Renova (410),  Rabotniçki (411), Struga Trim Lum (413), Makedonija GJ.P (418) dhe Akademia Pandev (419)

Kampioni i Gjermanisë Bajerni I Munihut i prinë renditjes së UEFA-s me  koeficientin 29.000, para  tre  skuadrave angleze, Mançester Siti, Liverpull dhe Çelzi, teksa Real Madridi renditet në pozitën e 5-të.

TOP10-shi mbyllet me skuadrat, si: PSZh (6), Barcelona (7), Juventus (8), Mançester Junajted (9) dhe Atletiko Madrid (10).

 

/ KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia