UEFA Conference League: Shkëndija kualifikohet në raundin e tretë

Në arenën “Todor Proeski” në Shkup, u zhvillua ndeshja kthyese e raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League, në mes klubit të futbollit Shkëndija nga Maqedonia e Veriut dhe skuadrës Valmiera nga Letonia, që përfundoi me fitoren e kuq e zinjve me rezultat 3:1. Shkëndija kualifikohet në raundin e tretë me rezultatin e përgjithshëm 5:2.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në pjesën e parë Shkëndija dominoi në terrenin e gjelbër dhe ishte në epërsi 2:1. Autorë të golave për ekipin kuq e zi ishin Egzon Bejtullai në minutën e 11 dhe Doriev në minutën e 34, ndërsa për ekipin mysafir shënoi Murata.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pjesa e dytë filloi me iniciativë të skuadrës mysafire të cilët krijuan tri-katër raste të qindpërqindta, mirëpo falë portierit Zahov, qendërmbrojtësit Egzon Bejtullai dhe në një rast edhe transversalja, ishin mbrojtës të ekipit kuq e zi që nuk lejuan konkretizimin e rasteve të tyre. Skuadra mysafire Valmiera nga minuta e 67 mbeti me 10 lojtarë pasi gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq autorin e golit të vetëm, Murata.

Ekipi i Shkëndijës me një lojtarë më tepër arriti të shënoj edhe golin e tretë në minutën e 85, me autor Florent Ramadani.
Duhet të theksojmë se këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme për ekipin e Shkëndijës e ndoqën një numër prej 1000 tifozëve. /Klan Macedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share