close
Sport

UEFA: HYSAJ KANDIDAT PËR TË FITUAR ÇMIMIN “ZBULIMI I KAMPIONATIT”

no thumb

Mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj është një nga pretendentët për fituar çmimin e futbollistit të ri më të mirë të kampionatit evropian. 22 vjeçari është përfshirë nga qeveria e futbollit europian në listën e talenteve që kanë shkëlqyer në Euro 2016-të.

Në këtë listë janë 7 futbollistë të cilët kanë lindur pas datës 1 Janar të vitit 1994.  Juria që do ta zgjedhë futbollistin për këtë çmim përbëhet nga tre persona me shumë influencë, teksa në krye qëndron drejtori teknik i Uefas Ioan Lopescu ndërsa pjesë e saj janë edhe ish trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson dhe francezi Alain Giresse.

Për të përcaktuar fituesin antarët e jurisë do të presin të përfundojnë 51 ndeshjet e kampionatit europian. Hendikepi i vetëm që e ndal lojtarin nga Shkodra të fitoj këtë çmim prestigjioz është eliminimi i Shqipërisë që nga faza e grupeve.

Në garë për këtë titull janë edhe Joshua Kimich që ka fituar vendin e titullarit te Gjermania në krahun e djathtë të mbrojtes, austriaku Alessandro Schopf, anglezi Eric Dier, sllovaku Ondrej Duda, polaku Arkadiuz Milik, dhe mesfushori i Portugalisë Renato Sanches i cili është edhe favoriti i madh për të fituar çmimin. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia