close
Sport

UEFA ME DY SKENARE PËR SEZONIN!

uefa

MUND TË LUHET DERI NE MESIN E GUSHTIT


Rëndësi ka që të përfundohen kampionatet, Liga e Kampionëve dhe Liga Evropa . Corriere dello Sport, në faqen e saj kryesore, shpjegon se si qëllimi i përbashkët i UEFA, ECA dhe Ligave Europiane është që të përfundohen në çdo mënyrë kompeticionet e hapura.

Ideja e Nionit, selia e UEFA-s në Zvicër, flet për një rifillim jo përpara qershorit dhe për këtë motiv mund të arrihet deri në mesin e gushtit.

Hipoteza ku mund të punohet ka të bëjë me ndeshjet ditën e dielë dhe kupat në mesjavë, ndërsa tjetra mbyllja e sezonit në mes të korrikut, për të vazhduar më pas vetëm me dy kupat.

Por pritet edhe një tjetër mbledhje e rëndësishme për të shkëmbyer mendime dhe ide që kanë të bëjnë me situateën e krijuar në futboll  shkaku i pandemisë me virusin korona. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia