close
Sport

UEFA: PËRJASHTON TOTTENHAMIN NGA LIGA E KONFERENCËS

Tottenham

GARAT I VAZHDON SKUADRA HOLANDEZE VITESSE ARNHEM


Tottenham Hotspur është lënë jashtë Ligës së Konferencës pasi komisioni disiplinor i UEFA-s i ka vendos që ndeshja në fjalë të regjistrohet me rezultat zyrtar për skuadrën franceze Rennes pasi ndeshja u anulua shkaku i Covid-19.

 

Pas këtij vendimi Tottenhami përfundon i treti në Grupin G, tre pikë pas skuadrës holandeze Vitesse Arnhem, e cila kalon fazën eliminatore ku do të luajë me Rapid Wienan.

 

Ndeshjen e e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës së Evropës 2021/ 2022 midis Tottenham Hotspur FC dhe Stade Rennais FC, që  fillimisht  ishte planifikuar të luhej më 9 dhjetor 2021, nuk u zhvillua për shkak të problemeve  Brenda skuadrës  angleze, e cila  për kët arsye mendohet se ka humbur ndeshjen 0-3 në përputhje me aneksin J.3.1 të Rregulloreve  të Ligës së Konferencave të UEFA Europa (sezoni)2021/2022).”, thuhet në njoftimin  e lëshuar nga UEFA./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia