close
Sport

UEFA:  SHTYHET AFATI PËR LICENSIMIN E KLUBEVE

uefa-1571684366

FFM NJOFTON KLUBET SE AFATI I FUNDIT ËSHTË 30 PRILLI 2020


Federata  e futbollit europian, UEFA, duke parë zhvillimet e fundit mbi përhapjen e virusit COVID-19 pothuajse në të gjithë Europën, ka vendosur të shtyjë afatin e licensimit të klubeve kandidate për një licensë në kompeticionet europiane.

Afati i fundit për plotësimin e dokumentacionit në lidhje me kriterin financiar ishte data 31 Mars 2020. Afati i ri që UEFA ka vendosur është data 30 Prill 2020, ku të gjithë klubet kandidate duhet të dorëzojnë pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut  dokumentacionin e plotë në lidhje me këtë kriter. Kriteret e tjera, ai sportiv, infrastrukturor, administrativ dhe ligjor, janë mbyllur më datë 28 Shkurt, ashtu siç edhe klubet ishin lajmëruar më parë nga Menaxheri i Lincensimit.

FFM pas njoftimit të marrë nga UEFA ka bërë komunikimin zyrtar të këtij vendimi për të gjithë klubet e përfshira në proces. “Afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit për plotësimin e kritereve financiare shtyhet në 30 Prill 2020.”

Për çdo sqarim  plotësues lidhur me këtë vendim të UEFA-s për zgjatjen e afatit  për paraqitjen e dokumentacionit, departmenti për licensim pranë FFM-së është në dispmozicion të klubeve. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia