close
Top LajmeVendi

UEJL: OFERTË E RE – FAKULTETI I SHKENCAVE SHËNDETËSORE

Menaf Bexheti (1)

DY PROGRAME STUDIMORE – INFERMIERIA DHE FIZIOTERAPIA


 

Gjatë takimit të fundvitit me mediat, Rektori I UUEJL-së. Abdylmenaf Bexheti ka njoftuar se në këtë Universitet pritet të hapet drejtimi Fakulteti I Shkencave Shëndetësore me dy programe studimore Infermieria dhe Fizioterapia.

 

ABDYLMENAF BEXHETI – REKTOR I UEJL-së

“Kemi punuar tre muajt e fundit në zhvillimin e ofertave të reja akademike në zgjerimin e Universitetit me një njësi të re, me një Fakultet të ri, i cili do të jetë Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, jo mjeksore. Pra, me studimet profesionale tre vjeçare në fillim me dy programe studimore në Programin e Infermierisë dhe në Programin e fizioterapisë. Pra, aktualisht e kemi të përgatitur të tërë procedurën, tërë dokumentacionin dhe pasi morëm edhe ndryshimet statutare dhe miratimin e statutit edhe nga Qeveria dhe Bordi i Universitetit gjithsesi. Pra e presim edhe miratimin pikërisht sot është në rend dite miratimi I formimit të njësisë së re Akademike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë” /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia