close
Screenshot_6

Bërns: DASH mbështet fuqishëm sundimin e ligjit


Në UEJL u promovua sot klinika juridike, gjatë promovimit të së cilës e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve në vend, Kejt Meri Bërns. Bërns, deklaroi se departamenti amerikan mbështet fuqishëm sundimin e ligjit, institucionet funksionale, dhe gjeneratat e reja të RMV-së të cilat do të jenë pjesë e këtij procesi i cili është mjaft atraktiv për studentët.

Ambasadorja e SHBA-ve në vend, Kejt Meri Bërns ishte e pranishme në hapjen e Klinikës Ligjore në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Bërns, në deklaratën e saj u shpreh se Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet fuqishëm sundimin e ligjit, institucionet funksionale, dhe gjeneratat e reja të RMV-së të cilat do të jenë pjesë e këtij procesi i cili është mjaft atraktiv për studentët.

“Është e rëndësishme të fokusoheni në këtë trajnim praktik, që të shfrytëzoni mundësitë e tilla për të mësuar shkathtësitë që do të ju mundësojnë të përmirësoheni në profesionin tuaj dhe të jeni pjesë e së ardhmes së vendit tuaj. Mesazhi që kam për ju është se, vendi juaj, ka nevojë për ju që ti vendosni standardet e profesionalizmit, t’i sillni të gjitha vlerat dhe parimet në çfarëdo lloj sektori ku do të jeni të kyçur. Kjo është shpresë për Maqedoninë e Veriut, dhe është shpresa më e mirë për krijimin e partneritetit afatgjatë midis SHBA-ve dhe RMV-së.” -shprehet Kejti Meri Bërns, Ambasadore e SHBA-së në vend.

Rektori i UEJL-së, Abylmenaf Bexheti deklaroi se universiteti tenton të bëhet ndryshe, gjithmonë duke ndjekur trendet bashkëkohore për të qenë sa më pranë studentëve.

Ndryshe, në kuadër të UEJL-së funksionon qendra e biznesit, qendra e karrierës, parku teknologjik, dhe së fundi do të funksionojë edhe klinika juridike. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia