close
BotaSport

UFC 269: CHARLES OLIVEIRA MBRON ME SUKSES TITULLIN

Olivieraaaaaaa

KJO ISHTE FITORJA E 32-të PËR KAMPIONIN E BOTËS

 

 

Charles Oliveira mbetet ende kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e lehta të UFC-së pasi mposhti Dustin Poirier në meçin e vlefshëm për UFC 269.

Luftëtari brazilian vazhdon të shkruaj histori në UFC, pasi bëhet luftëtari me më shumë paraqitje në këtë garë.

Në meçin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegas, Oliveira bëri që Poirier ta dorëzoj meçin pas disa goditjeve dhe në fund shtrëngimit masiv në fyt.

Raundi i parë ishte shumë aktiv me të dy luftëtarët që sulmonin dhe dhuronin goditje njëra pas tjetrës në tentim për ta rrezuar kundërshtarin.

Oliveira e lëndoi Poirierin me disa goditje me gjunjë në trup, por ai ishte i vetmi që u rrëzua pas një të djathte të fortë nga amerikani.  Olivirea deri më tani ka 41 luftë prej të cila  32 fitore e 8 disfata. 9 lufta i ka fituar me KO, 20 lufta është dorrëzuar kundështari dhe 3 lufta i ka  fituar me vendim të referve./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia