close
Sport

UFC-274/ Rose Najamunas synon fitoren edhe në sfidën e radhës

nnnn

Rose Najamunas konsiderohet si “mbretëresha” e revansheve të fituara në artet marciale mikse. Ajo ka një rekord prej 11 fitoresh e 4 humbjesh në UFC dhe deri më tani ka zhvilluar 4 revanshe në kafaz. Dhe, në të katërta rastet, ka arritur t’i mposhtë rivalët e saj në duelin e dytë.

Një tjetër revansh e pret edhe këtë fundjavë, teksa Namajunas do të duelojë ndaj Carla Esparza, ndaj së cilës ka humbur 8 vite më parë. “Kam fituar në 4 raste në përballjet e dytë me rivalet e mia, duke mos humbur asnjëherë. Të njëjtën gjë do të bëj edhe ndaj Esparza”, premton Namajunas.

Në këtë duel, luftëtarja amerikane do të mbrojë titullin kampion bote në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), titull që e ka fituar dy herë në karrierën e saj. “Ndaj Esparza kam humbur duelin e parë, kur isha në debutime e mia në kafaz. Tani jam kampione dhe do të dueloj si e tillë për fitore”, tha Namajunas.

Në karrierën e saj, Rose Namajunas ka dueluar dy herë ndaj Tecia Torres (ka humbur sfidën e parë dhe fituar të dytën), ndaj Joanna Jedrzejczyk (dy fitore), ndaj Jessica Andrade (ka humbur sfidën e parë dhe fituar të dytën) dhe ndaj Weili Zhang (dy fitore).

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia