close
Top LajmeVendi

UJËSJELLËSI: ARRIHET MARRËVESHJA MES SINIÇANIT E URVIÇIT

116342633_1225712587774624_8040565341804966230_o

Është arritur marrëveshje mes banoreve të Siniçanit dhe te Urviçit për kontestin rreth ujësjellësit. Banorët e Urviçit kanë rënë dakord që uji te merret nga burimet që pretendonin se i takojnë fshatit të tyre, ndërsa në këmbim kanë kërkuar realizimin e disa kërkesave. Kreu I Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili duke njoftuar marrëveshjen thanë se dy palët do të vizitojnë vendin nga ku pritet të sigurohet uji për fshatin Siniçan dhe aty pritet të zyrtarizojnë arritjen e marrëveshjes.

Përfaqësuesit e dy Bashkësive lokale, të Sinicanit dhe Urviçit, kanë theksuar se është arritur marrëveshja në të mirë të qytetarëve pa mos dëmtuar asnjërën palë.

Ndryshe pas tensioneve disaditëshe në vendpunimet për ujësjellësin në fshatin Sinican, ku rendin dhe sigurinë publike e kishte siguruar edhe MPB-ja, nën patronazhin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dje u mbajt një takim ku morën pjesë Ministra të Kabinetit qeveritar, Kreu I Komunës së Bogovinës por edhe përfaqësuesit e dy bashkësive lokale. Që dje nga kompetentët u tha se e drejta për ujë të pijshëm është e patjetërsueshme duke u lënë hapësirë dy palëve të implikuara që në një takim të ndërsjelltë të zgjidhin mosmarrëveshjet./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia