close
Vendi

UJËSJELLËSI NË SINIÇAN: S`KA ZGJIDHJE, NEGOCIATAT VAZHDOJNË

images

Pa një zgjidhje konkrete dhe marrëveshje ka përfunduar në Qeveri takimi I parë mes përfaqësuesve të dy fshatrave Siniçan dhe Urviç rreth cështjes së ujit që ditëve të kaluara shkaktoi tensione në Komunën e Bogovinës. Negociatat do të vazhdojnë edhe nesër.

Nuk është lehtë të gjednet një zgjidhje e përkohshme që të zgjidhet problemi kurse qytetarët të kenë ujë të pastër për pije. Kështu theksoi kreu I Komunës së Bogovinës pas takimit katër orësh me përfaqësuesit e Qeverisë.

Problemi është komplesk, por po gjurmohet pas zgjidhjes afatgjate. Pikërisht për këtë shkak, përfaqsues të Qeverisë do të shkojnë në vendngjarje që të vërtetohet problemi, por edhe qytetarët e dy fshatrave nuk duhet të kenë frikë se do të mbesin pa ujë për pije – ka theksuar Ministri I Bujqësisë.

“Problemi nuk zgjidhet lehtë, edhe pse u tregua një shpresë e mirë nga të gjitha palët. Dialogu vazhdon nesër me qëllim që të gjednet një zgjidhje afatgjate të problemit. Do të bëjmë një analizë ekspertësh, që të mos ketë droje se as njëra e as pala tjetër nuk do të mbeten pa uj. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mirëkuptim dhe zgjidhje për dy fshatrat.

Ndërkaq, banorët e Sinicanit edhe në ditën e tretë janë në vendin ku duhet të fillojnë punimet, pa marrë parasysh se është ditë feste. Kurban – Bajramin e kanë uruar në vendngjarje.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që të ketë tensione mes dy fshatrave për shkak të ujit. Më të moshuarit e kujtojnë rastin me prapavijë politike e fetare midis fshatrave të Strugës Vevçanë dhe Oktisi. Situatë e njëjtë ishte edhe me rastin e Prilepit dhe Kërcovës rreth burimit Studençica. Në të dyja rastet zgjidhja erdhi pas intervenimeve politike./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia