close
Bota

Ukraina: Luftanija ruse nisi të fundosej kur u godit nga raketa

0x0

Zyrtarët në Kiev kanë deklaruar se luftanija ruse në Detin e Zi që u godit me një raketë, nisi të fundosej kur municionet në bord filluan të shpërthejnë. Ukraina pretendon se anija 186 metra u godit me një raketë Neptun.

Më herët, Ministria Ruse e Mbrojtjes ka thënë se në anijen Moskva, zjarri tani është vënë nën kontroll dhe shpërthimet e municioneve në bord janë ndalur.

Ata gjithashtu shtojnë se anëtarët e ekuipazhit ishin në gjendje të shpëtonin dhe të kalonin në anije të tjera. Moskva tani do të tërhiqet përsëri në port në mënyrë që zyrtarët të mund të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia