close
Bota

UKRAINË: CIVILË TË KEQTRAJTUAR

BFCBEB37-2E2E-4567-BCEE-2082F628BF0D_cx0_cy6_cw0_w987_r1_s_r1

Civilët kanë qenë subjekt i paraburgimeve të tejzgjatura arbitrare, i zhdukjeve dhe i torturës nga të dyja palët në konfliktin në lindje të Ukrainës, kanë konstatuar dy organizata për të drejta të njeriut.

Raporti i përbashkët i Amnesty International dhe Human Rights Watch akuzon autoritetet ukrainase dhe grupet paraushtarake pro Kievit për burgosje të civilëve që dyshohet se kanë mbështetur ose kanë pasur lidhje me separatistët pro-rusë

Raporti thotë se në shumicën e rastve të studiuara, civilët janë mbajtur pa asnjë kontakt me botën e jashtme. Separatistët pro-rusë, në anën tjetër, i kanë mbajtur civilët në izolim për javë ose muaj dhe i kanë keqtrajtuar, thuhet në raport. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia