Ukrainë: Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Kiev

TË TRE U KRITIKUAN PËR QËNDRIM TË BUTË NDAJ RUSISË

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Me tren të cilin e morën në Poloni, dhe një udhëtim për më shumë se 8 orë, udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë vizituan Kievin për të dhënë mbështetjen e tyre mbi luftën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të tre liderët europianë premtuan njëzëri dërgesa të shumta me armë për të penguar ushtrinë ruse të përparoj në qytetet e Ukrainës. Ata deklaruan se vizita përbën një moment të rëndësishëm pasi tregon demostrimin e përbashkët për të përcjellë një mesazh uniteti drej ukrainasve.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se masakra dhe krime lufte ishin kryer në qytetin ukrainas të Irpin, të cilin ai dhe udhëheqës të tjerë evropianë e vizituan përpara se të takoheshin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

 Unë mendoj se përgjigja më e mirë është me të vërtetë rindërtimi i shpejtë, por i begatë, siç thoni ju, përmes këtij partneriteti. Dua të them, natyrisht, financimin që ne ofrojmë. Kur shohim këto imazhe të një qyteti të shkatërruar  është një qytet heroik, ndër të tjera, ukrainasit ndaluan ushtrinë ruse që po zbriste në Kiev. Kështu që heroizmi i ushtrisë duhet përshëndetur, si dhe populli ukrainas. Franca ka qenë përkrah Ukrainës që nga dita e parë. Ne qëndrojmë me ukrainasit pa dykuptimësi. Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë, deklaroi Emmanuel Macron, President i Francës

Vizita e Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit italian Mario Draghi ka marrë javë të tëra për t’u organizuar, ndërsa të tre janë përballur me kritika nga Kievi për mbështetjen që shihet si e vakët. Boris Johnson i Britanisë e ka vizituar tashmë më shumë se dy muaj më parë.

Megjithatë, vendimi i tre liderëve më të fuqishëm të BE-së për të udhëtuar së bashku mbajti një simbolikë të fortë në një moment kyç  një ditë përpara se i BE-së pritet të rekomandojë ofertën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun.

Ne nuk duam të demonstrojmë vetëm solidaritet. Ne gjithashtu duam të sigurojmë se ndihma që organizojmë  financiare dhe humanitare, por edhe kur bëhet fjalë për armët  do të vazhdojë, deklaroi Kancelari gjerman Olaf Shcolz 

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s janë mbledhur në Bruksel ku pritet të shpallnin më shumë armë shtesë për Kievin. Presidenti i SHBA Joe Biden premtoi një ndihmë të re në vlerë prej 1 miliard dollarësh, duke përfshirë sisteme raketash kundër anijeve, raketa artilerie dhe predha.  Kievi thotë se i duhen urgjentisht më shumë armë, veçanërisht artileri dhe raketa, për të kundërshtuar avantazhin e fuqisë së zjarrit të Rusisë.

Beteja kryesore në javët e fundit ka qenë mbi qytetin lindor të Sievierodonetsk. Të gjitha urat e mbetura që lidhin qytetin me territorin e mbajtur nga ukrainasit u shkatërruan ditët e fundit. Në jug, forcat ukrainase kanë bërë depërtime të ngadalta në provincën Kherson. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se shpreson se vizita në Kiev nga krerët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë nuk duhet të fokusohet vetëm në dërgesat e armëve në Ukrainë. Kombet e Bashkuara thanë se rreth 12,000 civilë mbeten të bllokuar në Severodonetsk  me furnizime gati para mbarimit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share