close
Bota

Ukrainë: Rusët ashpërsojnë bomabardimet

mariupol-today

HAPEN 11 KORRIDORE HUMANITARE


 Dita e 42 e sulmit në Ukrainë nisi me bombardime të ashpra të artilerisë ruse në Harkiv e Mariupol. Këto dy qytete janë pikat kryesore ku po fokusohet sulmi i ushtrisë ruse me strategjinë e re në lindje dhe jug të Ukrianës.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha se do të hapen 11 korridore humanitare për të evakuuar civilët nga zonat e luftës, përfshirë edhe nga qyteti i rrethuar i Mariupolit. Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë përshkruar si “apokaliptike” kushtet në këtë qytet-port që gjendet në jug të Ukrainës. Sipas Vereshchuk, konvojet me autobusë do të përdoren për evakuimin e civilëve nga zonat e tjera.

Moska vazhdon të mohojë përgjegjësinë për masakrat e zbuluara pas tërheqjes së ushtarëve të saj nga rajoni i Kievit. Edhe pse banorët e ushtria ukrainase, të mbështetur edhe nga aleatët perëndimorë e drejtojnë gishtin drejt saj.

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenksyy Gjatë një fjalimi virtual me presidentin e Irlandës tha se Rusia shfrytëzon urinë si armë për të pushtuar territore në Ukrainë.

VOLODYMIR ZELENKSYY – PRESIDENT I UKRANËS

“Ne do të duhet të bindim edhe disa nga kompanitë evropiane që të braktisin tregun rus. Ne ende duhet të bindim politikanët e huaj se duhet të ndërpresim çdo lidhje të bankave ruse me sistemin financiar global. Ne ende duhet të bindim Evropën se nafta ruse nuk mund të ushqejë makinën ushtarake ruse me burime të reja financimi, “tha ai.

SHBA njofton gjithashtu se do të rrisë ndihmën ushtarake duke dërguar 100 milionë dollarë në sistemet e raketave antitank Javelin në Ukrainë. Ndihma vjen pasi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky listoi mizoritë e supozuara ruse, në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Të paktën 167 është numri i fëmijëve të vrarë në Ukrainë, që nga nisja e pushtimit rus. 279 të tjerë raportohen të plagosur, thonë zyrtarët ukrainas. Rreth 927 shkolla dhe ndërtesa të tjera arsimore janë dëmtuar nga bombardimet, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas në një mesazh në Telegram mëngjes e së mërkurës./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia