Ukrainë: Situatë e vështirë në Severodonetsk

ZELENSKIY I KËRKON GJERMANISË TË MOS BALANCOJË INTERESAT E SAJ MES UKRAINËS DHE RUSISË

Një betejë e ashpër dhe e vështirë po vijon që të zhvillohet në Sievierodonetsk. Ushtria ukrainase po humbet gjithnjë e më shumë trupa ndërsa kërkon nga Perëndimi gjithnjë e më shumë armatime të rënda. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të tregojë mbështetje të qartë për Ukrainën. Britania e Madhe ka kërkuar lirimin e dy britanikëve të dënuar me vdekje nga një gjykatë ruse në Ukrainë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

Ukraina ka bërë të ditur se forcat e saj po mbahen ende brenda Sievierodonetsk, ndërsa autoritetet po përpiqen të evakuojnë civilët. Rusia shkatërroi urën e fundit për në qytetin lindor një pikë kthese në një nga betejat më të përgjakshme të luftës.

Situata është shumë e vështirë, pasi trupat ruse po përpiqen të sulmojnë qytetin, por ushtria po qëndron e fortë. Ukraina thotë se më shumë se 500 civilë janë bllokuar brenda një fabrike kimike në një zonë industriale të qytetit, ku forcat e saj i kanë rezistuar javëve të tëra bombardimeve dhe sulmeve ruse.

Të dyja palët pretendojnë se kanë shkaktuar viktima të mëdha në luftimet mbi qytetin, objektivi kryesor i Rusisë në betejën e saj për lindjen, pasi nuk arriti të pushtonte kryeqytetin e Ukrainës Kiev në mars. 70 persona të tjerë janë evakuuar nga Lysychansk dhe vendbanimet përreth tij. Guvernatori rajonal i Luhansk i cilësoi kushtet në rajon, si “ferr të vërtetë”.

Kievi ka thënë se po humbet 100-200 ushtarë çdo ditë, me qindra të tjerë të plagosur. Në një fjalim, Presidenti Volodymyr Zelenskiy e përshkroi betejën për rajonin lindor të Donbasit si një nga më brutale në historinë evropiane. Ukraina thotë se ushtria ruse po grumbullohet për të sulmuar Sloviansk nga veriu dhe përgjatë një fronti pranë Bakhmut në jug.

Ajo i ka kërkuar Perëndimit që të dërgojë artileri për të neutralizuar, tanke dhe 1,000 dronë mes armëve të tjera të rënda. Vendet perëndimore kanë premtuar armë të standardeve të NATO-s – duke përfshirë raketa të avancuara amerikane.

Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të tregojë mbështetje të qartë për Ukrainën. Në një intervistë për transmetuesin gjerman ZDF, Zelensky tha se Gjermania nuk duhet të përpiqet të balancojë interesat e saj midis Ukrainës dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë.

Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka thënë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme” për të siguruar lirimin e dy britanikëve të dënuar me vdekje nga një gjykatë ruse në Ukrainë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share