Ukrainë: Vazhdon beteja për Severodonjeckun

A DO TË KETË ZGJIDHJE PËR EKSPORTIN E GRURIT UKRAINAS?

Gjatë disa javëve intensifikohen luftimet për kontrollin e qytetit Severodonjeck, ku dy palët thonë se po I shkaktojnë humbje të mëdha kundërshtarit.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka deklaruar se forcat e Kievit zyrtar u shkaktojnë humbje të mëdha rusëve në mbrojtje të qytetit lindor.

“Severodonjecku në ditën e 105-të të kësaj lufte të mëdhe mbetet epiqendra e luftimeve në Donbas. Mbrojmë pozitat tona dhe i shkaktojmë dëme të mëdha armikut. Bëhet fjalë për një luftë të tmershme. Sipas të gjitha gjasave kjo është një nga betejat më të vështira gjatë kësaj lufte”, deklaroi Volodimir Zelenski- President i Ukrainës

Guvernatori ukrainas në rajonin e Luhanskut, I cili thuajse krejtësisht është pushtuar nga Rusia, Sergej Hajdal, ka theksuar se nëse Perëndimi siguron artileri të rëndë, Ukraina me siguri do të mbronte Severodonjeckun.

Sipas zyrtarëve rus, është cështje ditësh, pushtimi I plotë I Donbasit. Autoritetet ukrainase thonë se 15.000 civilë kanë mbetur në Severodonjeck dhe Lisiçansk ku po fshehen nëpër bodrume.

Kievi dhe Moska vazhdojnë edhe luftën diplomatike rreth problemit me eksportin e grurit nga portet e Ukrainës. Zelenski ka përsëritur paralajmërimet se lufta në vendin e tij dhe invazioni rus mund të shkaktojnë krizë globale me ushqimin, pasojat e të cilëve më së shumti do të ndjehen në Afrikë.

“Punojmë me OKB-në dhe me Sekretarin e Përgjithshëm Guteresh për të zgjidhur këtë problem. Thamë se duhet të sigurohen korridore të sigurta me ndihmën e ndonjë flote të vendeve perëndimore që kanë besimin e Ukrainës”, deklaroi Volodimir Zelenski- President i Ukrainës

Sipas shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, situata me grurin ukrainas nuk ka asnjë lidhje me krizën e ushqimit.

Për momentin, vlerësohet se rreth 22 milion ton grurë janë vendosur në siloset në Ukrainë. Lavrovi thotë se problem zgjidhet me deminimin e porteve të Ukrainës.

“Nëse pala ukrainase, sic na thonë miqtë e Turqisë, është e gatshme të deminohet ose të lejojë kalimin e sigurtë nëpër fushat e minuara, atëherë ka shpresë se do të zgjidhet problemi”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov

Lavrovi ka pësëritur fjalët e Putinit se pala ruse asnjëherë nuk ka vendosur pengesa për këtë cështje dhe se janë gati për më shmë zgjidhje, nëse një vullnet të tillë demostron edhe Kievi zyrtar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share