close
Ekonomi

ULEN ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS

Screenshot_1
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas çmimores së re, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës ulen për 1 denarë.
Eurosuper BS-95 do të kushtojë 68.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 71.00 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të shitet 63.00 denarë për litër.
Çmimi i vajit ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë 52.50 denarë për litër. Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri në javën e ardhshme. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia