close
Rajoni

UNESCO: KOSOVA FITON BETEJËN E PARË

no thumb

Bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ka votuar në favor të kërkesës për ta pranuar Republikën e Kosovës në anëtarësinë e kësaj organizate.

Draft-rezoluta për rekomandimin për pranimin e Kosovës si anëtare më të re në UNESCO, ishte pika 43 e diskutimit në Bordin ekzekutiv.

Beogradi zyrtar ka kundërshtuar ashpër anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Votimi i sotëm për Kosovën, e çon çështjen në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet prej 3 deri më 18 nëntor.

Konferenca e përgjithshme UNESCO-s përbëhet nga 195 vende anëtare dhe për vendimin pozitiv për Kosovën, që do të ishte përfundimtar për pranimin në UNESCO, nevojiten dy të tretat e votave./Kosovaprees/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia