close
Rajoni

UNHCR: GREQIA TË ZGJIDH MBIPOPULLIMIN NË QENDRAT PËR MIGRANTË  

Screenshot_1

Agjencia për refugjatë e OKB-së UNHCR-ja i ka bërë thirrje Greqisë që urgjentisht t`i transferojë mijëra azilkërkuesit nga qendrat e stërmbushura në ishujt greke në Detin Egje.

Arritja përmes detit, kryesisht të familjeve nga Afganistani dhe Siria, u rritën në mbi 10 mijë njerëz që paraqet nivelin më të lartë nga viti 2016, duke përkeqësuar kushtet nëpër ishuj ku momentalisht ka 30 mijë azilkërkues.

Situata në Lesvos, Samos dhe Kos paraqitet kritike. Qendra Morija në Lesvos tashmë për pesë herë tejkalon kapacitetin me 12.600 persona. Sipas pohimeve, 100 njerëz ndajnë një toalet.

Tensionuese paraqitet gjendja edhe në Morija, ku nga zjarri humbi jetën një grua, ku pasuan edhe trazira dhe përplajse të azilkërkuesve me policinë.

Mbajtja e njerëzve në ishujt në kushte të këtilla të pasigurta është johumane dhe duhet t`i jepet fund – ka njoftuar UNHCR-ja.

Nga kjo organizatë u bëjnë thirrje autoriteteve greke t`i ndjekin planet për transferrin e mbi 5000 azilkërkuesve që tashmë janë autorizuar ta vazhdojnë procedurën e azilit. UNHCR-ja, siç thuhet, në tetor do të vazhdojë t`i përkrah transferet në tokë me kërkesë të qeverisë, kurse u bëjnë thirrje shteteve evropiane të hapin vende për transferimin e një numri të madh të fëmijëve që kanë të drejtë të lidhen me familjet e tyre.

Greqia këtë vit ka pranuar më shumë refugjatë që kanë arritur përmes Mesdheut, rreth 45.600 prej gjithsej 77.400 sa janë regjistruar, më shumë se Spanja, Italia, Malta dhe Qiproja bashkë. /Klan Macedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia