close
Showbiz

Unikkatil pyet fansat: A jeni gati?

unikkatil-mesazh-per-balline

Reperi i njohur shqiptar Unikkatil, ka paralajmëruar se sot do ta lansojë këngën e tij më të re.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale ai i ka pyetur fansat e tij: A jeni gati?

Unikkatil, ditë më parë kishte bërë me dije se do ta publikonte një këngë të re, si kërkesë e vëllaut të tij për ditëlindje.

Nuk dihet akoma se me çka do t’i surprizojë fansat e tij reperi shqiptar.

Rebel a.k.a Unikkatil këngën e tij të fundit e kishte realizuar para katër vjetësh të titulluar “Ni Milion Rrugë”.

Që nga fillimi i karrierës së tij, ai depërtoi me shpejtësi në tregun muzikor shqiptar.

Këngët e tij ngelën në mendje të shumë gjeneratave dhe këndohet ende sot e asaj dite.

Unikkatil, emri i të cilit është Viktor Paloka, e ka mbajtur edhe një koncert madhështor në stadiumin e Prishtinës në vitin 2012./KlanKosova/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia