close
Vendi

UNSHM: MIRËPRESIM RIHAPJEN E SHKOLLAVE

591BC760-1801-4BC8-A00A-C471760B3BDC

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka mbajtur të njëjtin qëndrim për dy vite rreth mësimit shkollor. Unioni beson se procesi arsimor është shumë i rëndësishëm dhe si i tillë kthimi i nxënësve në bankat shkollore duhet të jetë prioritet shtetëror. 

Si një ekuilibër midis cilësisë së procesit arsimor dhe shëndetit fizik të nxënësve të shkollave të mesme dhe stafit mësimor, ne propoz(uam)ojmë futjen e mësimdhënies së kombinuar si zgjidhjen më të mirë.  Gjatë këtyre dy viteve shkollore, ne arritëm të krijojmë një ndërveprim kreativ të platformës nacionale të mësimit elektronik. 

Ne arritëm të angazhohemi në praktikën e zhvillimit të procesit mësimor me praninë fizike, dhe shteti më në fund njohu dhe pranoi modelin e kombinuar në rregulloret e tij (Plani për vitin akademik 2021/2022).

Lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë për të filluar vitin akademik 2021/2022 me prezencë fizike për nxënësit e shkollave të mesme, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme e përkrah këtë hap. Tani është koha që arsimi të vendoset në një piedestal mbi aktivitetet e tjera shoqërore.  Sado e rëndësishme të jetë cilësia e procesit arsimor, aq i rëndësishëm është edhe shëndeti i nxënësve të shkollave të mesme.  Kjo është arsyeja pse ne u bëjmë thirrje të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të respektojnë protokollet shëndetësore si e vetmja dhe mënyra më e mirë për të mbrojtur veten.

 Për të rritur nivelin e sigurisë në shkolla, në takimin me Ministren e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, ne propozuam disa amandamente  të mëposhtme në protokollet për mësimdhënien me prezencë fizike:

  1. Shkolla organizon një shërbim rendor brenda shkollës, për të zbatuar rendin, dezinfektimin e detyrueshëm dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse, ruajtjen e distancës së nevojshme mes nxënësve dhe gjatë pushimeve.  Gjatë pushimit të madh, një shërbim rendor të organizohet në oborrin e shkollës. Këta persona që do të mbajnë rendin e duhur,  të jenë të punësuar nga stafi i shkollës, për të cilët vendos drejtori.  Drejtori gjithashtu përcakton numrin  e tyre në përputhje me nevojat.
  2. Sipërfaqet dhe objektet që janë më shpesh të prekura nga stafi i shkollës dhe nxënësit të  dezinfektohen në fillim dhe në fund të çdo ndrrimi.  Shkolla përgatit një listë të të gjitha sipërfaqeve dhe objekteve që duhet të dezinfektohen  rregullisht.
  3. Nxënësit të këshillohen të marrin ushqim para fillimit të orëve të mësimore.  Rekomandohet gjithashtu që nxënësit të mos largohen nga oborri i shkollës gjatë pushimeve.

 Ne, në fund, arritëm  zgjidhje të përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me këto tri pika.  Nëse situata pandemike përkeqësohet dhe modeli i mësimdhënies duhet të ndryshojë, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do të preferojë mësimin e kombinuar ndaj mësimit në distancë.

 Si përfundim, ne mirëpresim rihapjen e shkollave dhe u bëjmë thirrje të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të respektojnë protokollet.  Shkollat duhet të parat të hapen dhe të fundit të mbyllen. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia