close
Top LajmeVendi

UNSHM: Pandemia s`ka përfunduar – të mos hiqen maskat

Screenshot_17

KËRKOJNË TRANSPORTIN PUBLIK FALAS


Unioni i shkollave të mesme është kundër heqjes së maskave në shkolla pasi që sipas tyre pandemia është ende e pranishme në vend. Nxënësit shtojnë se protokollet në shkolla duhet të vazhdojnë së paku deri në fund të gjysmëvjetorit të parë.

UNIONI I NXËNËSVE

“Përderisa është e pranishme pandemia maskat duhet të mbesin së paku deri në fund të këtij gjysmëvjetori. Por në qoftë se do të hapet kjo çështje sërish do ta hapim këtë temë në mbledhjen e unionit”. 

Nga Unioni i nxënësve kërkojnë poashtu transportin publik falas.

UNIONI I NXËNËSVE 

“Projekt ligji parë ka të bëjë me transportin falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme kurse i dyti me organizimin e shkollave të mesme. Gjendja aktuale me transportin publik është dëshpëruese të gjithëve na kujtohet rasti i Radovishit ku 66 gjimnazist nuk kishin transport për të shkuar në shkollë për dy javë”. 

Për nxënësit e shkollave fillore autoritetet miratuan vendimin që të hiqen maskat mbrojtëse, kurse rekomandimi I KSI-së për nxënësit e shkollave të mesme pret “dritë jeshile” nga Qeveria. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia