close
Vendi

UNSHM: SHQYRTOJMË MUNDËSINË E BOJKOTIT TË MËSIMIT-ONLINE

0E358110-31F1-4F4C-8851-E3FD30864FA9

Përmes një komunikate për opinionin, UNSHM-ja thotë se me fillimin e situatës,ka apeluar që mësimi në distancë ka mangësi dhe probleme të konsiderueshme. Ne sinqerisht duam të kemi një vit të suksesshëm shkollor, por fillimi i këtij gjithashtu tregon dështim – thonë nga UNSHM-ja.

Ne kemi provuar mësimin në distancë, respektivisht nga shtëpia për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Viti shkollor 2019-2020 përfundoi me mësimin në distancë. Gjatë asaj periudhe, ne përgatitëm raporte dhe sondazhe të shumta që treguan se ky lloj i mësimdhënies ishte zbatuar në mënyrë të papërshtatshme, dhe nxënësit nuk morën njohuri të përshtatshme për atë periudhë. Vlerësimi u reduktua në formalitet. Konkluzionet tona gjithashtu u theksuan në raportin e Avokatit të popullit– thonë nga UNSHM-ja

Kështu, të vetëdijshëm për cilësinë dhe pasojat e mësimdhënies në internet, përfaqësuesit e Unionit ishin mbështetësit e parë të zhvillimit të një platforme të vetme nacionale për mësimin në distancë. Në fillim, kjo kërkesë u injorua. Pastaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me partnerë të jashtëm zhvilluan platformën nacionale schools.mk.

Sic thuhet në komunikatë, Ministria shpenzoi 15.5 milion euro për këto nevoja. Miliona euro. Rezultati – platforma dështoi në provën e parë. Faqja nuk arriti të kalonte as orën e provës, orë para 1 Tetorit. Edhe pse deklaratat e Ministrisë shkojnë në drejtimin që mësimi në internet është i suksesshëm, sipas UNSHM-së,informacioni i tyre tregon të kundërtën.

Sipas UNSHM-së, në gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi të komplikuar, është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje tre parimeve kryesore: shëndeti i nxënësve, cilësia e mësimdhënies dhe parandalimi i pasojave negative shoqërore.

E shohim që mësimi në distancë nuk ofron cilësi arsimore, por vetëm amplifikon pasojat negative për nxënësit, arsimin dhe shoqërinë në tërësi. Një numër i madh me raste të reja të KOVID-19 sigurisht që nuk do të sigurojnë shëndetin e nxënësve. Si përfundim, asnjë nga tre parimet kryesore nuk është respektuar – thuhet në komunikatë.

Prandaj, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do të shqyrtojë mundësinë e bojkotimit të orëve në internet, sepse Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka përmbushur kërkesat tona. Duke ditur të gjitha pikëpamjet dhe ndjenjat e ndryshme mbi këtë temë, ne ftojmë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të bashkohen me ne në gjetjen e një zgjidhjeje që do të jetë e mirë për të gjithë – thuhet mes tjerash në komunikatën e UNSHM-së./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia