close
15-01-43-280748810_5059768924130500_3339086857322028706_n-750×430

SHESHI SKENDERBE NË SHKUP PËRPLOT ME MATURANTË

Pas vizitave në shkollat e mesme për të informuar nga afër maturantët për programet e studimit, UNT sot në sheshin Skënderbeu në Shkup, realizoi ditën e hapur për maturantët.

Nxënes

“Unë vij nga gjimnazi Cvetan Dimov, kam mbaruar farmaci dhe planifikoj të regjistrohem në drejtimin e edukates fizike”, deklaroi një nxënës për tv KlanM

“Nuk kam vendosur ende, po shoh opsionet që na ofrohen”, deklaroi një nxënës për tv KlanM

Rektori I UNT-së, Izet Zeqiri u tha maturantëve se me zgjedhjen e drejtimit të studimit ata zgjedhin të ardhmen e tyre.

“Të dashur maturantë, ju që jeni këtu dhe të tjerët që na ndiqni nëpër media, tani që keni mbaruar shkollën e mesme, keni dilema se ku ta ndërtoni karrierën tuaj akademike, në çfarë drejtimesh dhe shumë pyetje të tjera që ju sillen në kokë, ju duhet të vendosni vetë se çfarë doni të studioni sepse ka të bëjë me të drejtën dhe të ardhmen tuaj,” deklaroi rektori i UNT-së Izet Zeqiri

Me 5 fakultete dhe 45 programe studimi në UNT pritet të regjistrohen mbi 800 studentë./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia