close
Kuriozitet

Ura më e gjatë në botë për këmbësorët

1000-1

Zyrtarët çekë besojnë se ura do të tërheqë turistë të shumtë

Frikë dhe adrenalinë, ishin ato çfarë ndjenë këta qytetarë teksa përshkruan këtë urë këmbësorësh e varur me gjatësi rekord në verilindje të Çekisë. Turistët dhe alpinistët mund të ecin nëpër urë ndërsa mund të shijonin një pamje mahnitëse  që ofron mali.

E quajtur “Skybridge 721” është ura e varur më e gjatë në botë për këmbësorët. U deshën dy vjet për t’u ndërtuar ndërsa ka kushtuar plot  8.4 milionë Dollarë.

“Për mua, kjo është një pamje e mrekullueshme,” tha Michal Hofirek, vizitori i parë i urës.

Ajo është 721 metra e gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej 95 metrash midis dy kreshtave malore, Orao dhe Jesenice. Ndodhet pranë resortit ”Dolni Morava”, rreth 200 kilometra nga Praga, afër kufirit me Poloninë.

Autoritet atje besojnë se ndërtimi i kësaj ure se do të nxisë turizmin në zonë dhe do ta bëjë atë më të zhvilluar nga çfarë është aktualisht.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia