US Open lejon rusët e bjellorusët

Lojtarët rusë dhe bjellorus do të lejohet të garojnë në US Open. Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e turneut që pritet të nis në fund të këtij viti. Sipas asaj që thuhet në njoftimin e Shoqatës së Tenisit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sportistë të këtyre dy shteteve do marrin pjesë duke përdorur flamurin neutral.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një vendim që është në kontrast të plotë me atë të Uimbëlldon, që vendosi t’i përjashtojë dhe t’i heq të drejtën për të luajtur në tokën britanike. Kjo do të thotë se kampioni në fuqi dhe numri një i botës, Daniil Medvedev, gjithashtu do të mund të dalë në fushë për të mbrojtur titullin që fitoi në Nju Jork vitin e kaluar, por jo duke mbajtur mbi shpatulla flamurin rus.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E njëjtë gjë ndodh edhe me bjellorusen, Sabalenka, e cila do të jetë në turneun amerikan. US Open është turneu i katërt dhe i fundit Grand Slem i vitit, me kompeticionin 141 vjeçar që do të nis nga 29 gushti deri më 11 shtator.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share