close
Bota

USHTRIA E BRITANISË SË MADHE NUK DO TË VENDOSET NË UKRAINË PËR TA MBROJTUR KUNDËR RUSISË

TENSIONE

Britania e Madhe dhe aleatët e saj kanë deklaruar se nuk do të dërgojnë trupa për të mbrojtur Ukrainën nëse Rusia vendos që ta pushtojë.

Sipas sekretarit të Mbrojtjes, Ben Wallace, Britania ‘nuk mund të bëjë shaka me njerëzit’ dhe shtoi se Ukraina është e vetëdijshme për këtë gjë.

Wallace, në një intervistë me Spectator tha se Ukraina “nuk ishte anëtare e NATO-s, kështu që ka shumë pak gjasa që dikush do të dërgojë trupa në Ukrainë për të sfiduar Rusinë”.

Ai shton se NATO dhe aleatët po punojnë në rrugë diplomatike që të bindin Putin për të mos pushtuar Ukrainën dhe e kanë kërcënuar me sanksione të rënda.

Por Rusia pavarësisht përpjekjeve të NATO-s dhe SHBA-së, ka zhvendosur mijëra trupa pranë kufijve lindorë të Ukrainës, duke bërë që fuqitë perëndimore të nxisin presidentin Vladimir Putin që të zvogëlojë tensionet.

Moska ka mohuar planet për të sulmuar dhe ka kërkuar bisedime urgjente me SHBA./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia