close
Top LajmeVendi

Ushtron futboll në stadium të improvizuar, nxënësi nga Paniçari dëshiron të bëhet si Ronaldo (Video)

EFB47523-2AC7-4A8C-A944-A848B1747151

Në këtë stadion të improvizuar luajnë fudboll nxënësit e shkollës Ibe Palikuqi në fshatin Paniçar të Komunës së Sarajit.

Edhe pse është i rrethuar me një gardh, nxënësve u bie topi, në një humnerë prej 8 metrabe ku ka edhe lum. E arsimtarët janë të detyruar që gjatë gjithë kohës të kujdesen që të mos bie ndonjë prej nxënësve.

Njëri prej nxënësve ka pasion fudbollin dhe nuk ka frikë që të ushton këtu.

“Çfarë ki qef të bëhesh kur të rritesh? Futbollist. Si cili? Ronaldo”. 

Luajmë futboll, luajmë peçi, kokamshesta. A keni frikë qëtë luani këtu? Jo, jemi mësuar. A ka ndodhur që ndonjëfëmijë të shkon aty poshtë? Po. Kanë shkuar ta marrin topinpor nuk janë rëzuar.

Në hyrje të fshatit ka filluar ndërtimi i shkollës por nuk dihet se kur do të përfundojnë. Kryetari i Komunës së Sarajit nuk dha datë se kur do të përfundojë shkolla në Paniçar pasi siç tha pandemia dhe kriza energjetike kanë bërë që të ngushtohet buxheti i Komunës.

BLERIM BEXHETI – KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT

“Të gjitha obligimet dhe detyrimet mbeten përkushtim i yni por me ndryshimet e kohës do t’i lëmë hapësirë edhe ndryshimeve që reflektojnë në buxhet por gjithsesi janë përcaktim i yni dhe gjithçka që është përcaktim i yni edhe përsaj vonesave që mund të ndodhin do të kryhen.

Në shkollën Ibe Palikuqi mësojnë 25 nxënës me klasa të kombinuara, ngrohen me koftore, ndërsa toaletin e kanë jashtë shkollës dhe nuk ka ujë. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia