close
Top LajmeVendi

UT: DY KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE

Screenshot_2

Promovohet Revista Kombëtare e Fakultetit Pedagogjik


Me solemnitet të përbashkët në amfiteatrin e Universitetit të Tetovës sot janë hapur dy konferenca shkencore – Konferenca e pestë shkencore ndërkombëtare në organizim të Fakultetit Filologjik dhe Konferenca e parë shkencore ndërkombëtare në organizim të Fakultetit Pedagogjik,  gjithashtu u prezantua revista shkencore kombëtare e fakultetit pedagogjik.

Arsimi vazhdon të mbetet sektori më eksperimental në shoqëri pasi që mungon kontinuiteti si dhe reformat në arsim. Kështu u tha në Konferencën e parë shkencore të Fakultetit Pedagogjik në UT me temë  “ Teoria dhe praktika pedagogjike në kohën e ndryshimeve”

“Prurje të reja për gjuhën, letërsinë dhe kulturën” është konferenca e pestë e fakultetit Filologjik e cila paraqet një ndër ngjarjet më të rëndësishme të UT-së në të cilën studijues të profileve të ndryshme përmes një debati të hapur shkencorë shpalosin pikëpamje, ide dhe rezultate për prurjet e ndryshme albanologjike u shpreh Izmit Durmishi.

Gjithashtu në këtë konferencë u promovua edhe revista shkencore kombëtare e fakulteti Pedagogjik. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia