close
Vendi

UT: ZHVILLIMI EKONOMIK SI PARAKUSHT PËR BE

Screenshot_2

BE hap perspektiva dhe shtigje të reja ekonomike


Në ambientet e UT sot u bë hapja solemne e dy konferencave ndërkombëtare shkencore, “Zhvillimi ekonomik si parakusht për integrimin në Bashkimin Evropian” dhe Konferenca me temën “Shteti I së drejtës dhe shoqëria civile”.

Përfitimet me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian janë para se gjithash: paqja, stabiliteti, dhe zhvillimi ekonomikë i shoqëruar me rritjen e tregëtisë dhe investimeve të huaja të cilat mund të ndikojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e standardeve jetësore të qytetarëve, theksoi mes tjerash ministri për Investimet e huaja Bardhyl Dauti.

Për shkak të tregjeve institucionale bizneset hasin në vështirësi, prandaj dhe anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të hap perpektiva dhe shtigje të reja-u shpreh Nebi Hoxha Kryetar i odës Ekonomike Veri-Perëndimore.

Në UT zhvillohet edhe Konferenca e V ndërkombëtare, e organizuar nga Fakulteti Juridik, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik „Justiniani i Parë“ i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, me temën: “Shteti i së drejtës dhe shoqëria civile”. /Lindita Aliu/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia