close
Showbiz

VAJZA E BRAD PITT MBAN ANËN E TË ATIT

shiloh.jpg

Mes betejes së vazhdueshme për kujdestarinë ,vajza e Brad Pitt, Shiloh thuhet se është e dëshpëruar për të takuar sërish babain e saj. Sipas mediave të huaja, 15-vjeçarja po qëndron prej disa kohësh larg babait të saj. Si duket Shiloh është i vetmi anëtar i familjes që nuk dëshiron t’i kthejë shpinën të atit.

Burimet janë shprehur se: “Shiloh është e dëshpëruar për të parë të atin. Por rrethanat e bëjnë të pamundur, përveç një udhëtimi të shpejtë në shtëpinë e tij aty-këtu. Brad u përpoq kaq shumë për t’i rregulluar gjërat, por Maddox dhe madje edhe Pax, e fajësojnë atë për pasojat e familjes dhe refuzojnë ta takojnë”.

Është vetëm Shiloh që mbron babanë e saj. Ajo me të vërtetë dëshiron që të gjithë t’i kalojnë Krishtlindjet së bashku dhe e ka të vështirë të pranojë që kjo të mos ndodhë. Brad shpreson që një ditë ai dhe Angelina të gjejnë një mënyrë për të falur njëri-tjetrin dhe për të ecur përpara, për hir të fëmijëve”, shprehet burimi.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia