close
Showbiz

VAJZA E PAUL WALKER HAP ZEMRËN, RRËFEN BETEJËN E FITUAR ME SËMUNDJEN E RËNDË

PW

Vajza e Paul Walker, Meadow ka hapur zemrën me të gjithë ndjekësit e saj dhe ka zbuluar për herë të parë “luftën” e saj me tumorin.

Modelja 23-vjeçare është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar në Instagram një foto të saj para dy vjetësh ku reflektoi në rrugëtimin e saj të shërimit.

“Sot 2 vite më parë. Kam bërë një rrugë shumë të gjatë. Lamtumirë tumor. E bekuar dhe mirënjohëse”, ka shkruar Meadow krahas fotos së saj gjatë trajnimit mjekësor.

Në këtë postim të modeles viheshin re komentet e shumta me mesazhe inkurajuese, duke përfshirë këtu edhe kumbarin e saj, Vin Diesel.

Aktori i famshëm ka komentuar me një “emoji” që simbolizon lutjen, gjë që ka marrë mijëra pëlqime edhe nga ndjekësit.

Tanimë gjithçka i përket së shkuarës dhe vajza e të ndjerit Paul Ëalker është më në formë se asnjëherë.

Kujtojmë se disa javë më parë ajo kurorëzoi dashurinë e saj në martesë dhe u shoqërua në altar nga Vin Diesel. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia