Vala e të nxehtit – nga e enjtja vendi në fazën portokalli

ZJARRFIKËSIT E SHKUPIT GATI PËR T`U PËRBALLUR ME SFIDAT EVENTUALE KUNDËR ZJARREVE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

 Vala e të nxehtit që ka kapluar Evropën pritet të mbërrijë edhe në Rajonin e Ballkanit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të enjten, në vendin tonë, nën ndikimin e një mase ekstremisht të nxehtë ajrore nga Afrika, sic njofton KlanM, temperaturat pritet të shkojnë mbi 40 gradë Celsius me cka do të aktivizohet faza portokalli – kanë njoftuar nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike. Temperaturat e larta do të mbeten deri në fund të javës dhe sipas metereologëve situatë më kritike pritet në Rajonin e Shkupit, përgjatë rrjedhës së Vardarit dhe në Pellagoni. Nga e Hëna, sic përcjell KlanM, pritet rënie e lehtë e temperaturave, por sërish do të ketë mot të nxehtë e me thatësira.

Zjarrfikësit e Shkupit për KlanM thonë se me potencialet kadrovike dhe teknike në dispozicion, janë të gatshëm t`u përgjigjen sfidave kundër shpërthimit eventual të zjarreve.

“Numri i punonjësve në njësinë tonë është relativisht i vogël në raport me nevojat që kemi dhe në raport me normat ligjore që janë vendosur në ligjin e zjarrfikësve, por shpresoj që së shpejti të kemi një shpallje tjetër për pranimin e punonjësve të rinj që do të bashkohen me punën e njësisë dhe do të përmirësonin edhe gjendjen numerike,” deklaroi Zvonko Tomeski- NJTZK Shkup.

Në ditët me temperatura ekstreme të nxehtit, këto zjarrfikës përballen me sfida nga më të ndryshmet.

“Sfidat janë të përditshme, përvec zjarreve në hapësirë të hapur merremi edhe me intervenime të perditshme në ambjent urban, në mënyrë që të gjitha resurset që disponojmë të vihen në gjendje gatishmerie, ndaj shprësojmë se do të jemi gati t’i përgjigjemi çdo sfide që mund të vendoset para nesh, sfidë është të ruajmë pajisjet dhe teknikën e vjetër që kemi në dispozicion, ne bëjmë përpjekje që të sigurojmë që ajo të jetë plotësisht në gjendje të mirë dhe gjithashtu në aspektin e gatishmërinë e punonjësve me mjete mbrojtëse për të qenë të gatshëm për çdo ndërhyrje,” deklaroi Zvonko Tomeski- NJTZK Shkup

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sic njofton KlanM, kanë siguruar se këtë vit janë më të përgatitur në betejën eventuale kundër zjarreve. Sipas tyre, me aeroplanin e parë tashmë janë duke u kryer stërvitje intensive. Lidhur me avionin e dytë që është për riparim në Spanjë, nga DMSH-ja kanë njoftuar se është gati tashmë një javë por nuk mund të sillet në vend për shkak të vdekjes së një piloti gjatë shuarjes së zjarreve në Portugali.

Për shkak të temperaturave të larta ekstreme, por edhe thatësirës që pritet të përfshijë vendin tonë gjatë periudhës së ardhshme, sic përcjell KlanM, autoritetet rekomandojnë të shmanget lëvizja nëpër pyje me qëllim të mos shkaktohen zjarre nëpër pyje.

Ekspertët paralajmërojnë se UV-Indeksi do të ketë vlerë ekstreme të lartë deri në 10 dhe me këtë rast qytetarët u rekomandohen që të mbrohen nga dielli dhe të pijnë sa më shumë lëngje./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share