close
Top LajmeVendi

VALË DORËHEQJESH PAS TRAGJEDISË NË TETOVË

AAEAE4C5-D784-409A-9928-C1268390E044

DORËHIQEN HASANI, BESIMI E ETEMI


Zv/Ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani në një postim në Facebook shkruan se në këto momente kaq të rënda për të gjithë jep dorëheqje si akti më i lart moral.

ILIR HASANI – FB

 Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënies së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!

Përmes postimit në Facebook është dorëhequr edhe Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi.

FLORIN BESIMI – FB

“Me dhimbje të pashuar për çdo viktimë dhe çdo familjarë të tyre, Ju informoj se për shkak të kësaj përgjegjësie morale që e ndjej, jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik në Tetovë. Pas kësaj ngjarje të tillë tragjike dhe fatkeqe, ky vendim është i pashmangshëm.

Dorëhiqet edhe Drejtori Ekonomik i Spitalit të Tetovës Artan Etemi. Lajmi poashtu është bërë i njohur përmes Facebookut.

ARTAN ETEMI – FB

Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral.

Ndryshe, pas tragjedisë së 8 Shtatorit në Spitalin modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona, në opinion u shpërfaqën kërkesa të shumta, për dhënien e përgjegjësisë nga autoritetet kompetente si dhe dorëheqja e tyre. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia